Skip to content Skip to footer

DeflaGyn© Vaginal Gel 150 ml

L12,000.00

Përshkrimi:
DeflaGyn® është një xhel vaginal që trajton lezionet e cerviksit (qafës së mitrës), të shkaktuara nga HPV (human papillomavirus). Është trajtimi i parë intravaginal me efikasitet të lartë kundër erozioneve dhe lezioneve ASCUS, CIN1 dhe CIN2, njëkohësisht trajtimi më i thjeshtë, jo invaziv dhe efektiv.
I vlerësuar si “Produkti më inovativ” i vitit 2021 dhe 2022, një prodhim austriak, tashmë vjen në Shqipëri nga Unique Pharmaceuticals.
Xheli vaginal DeflaGyn® ndikon thelbësisht në regresin onkogjen, duke treguar se është një trajtim potencial për pacientet me lezione të qafës së mitrës të infektuara me HPV. Është gjithashtu në përputhje me shumë udhëzime kombëtare gjinekologjike sepse përdoret kryesisht në periudhën e pritjes dhe monitorimit.
I përbërë nga Deflamin dhe Dioksid silici ka veti të fuqishme antioksiduese dhe eleminon patogjenet e HPV. Është produkt i sigurt nga ana toksike, që nuk shkakton irritim lokal apo intolerancë.
DeflaGyn® u zhvillua posacërisht për të ofruar trajtim dhe mbështetje gjatë periudhës stresuese të pritjes dhe monitorimit në pacientet me Pap test pozitiv. Rezultatet vërehën nga mjeku juaj specialist gjatë kontrollit me PAP – test.

Përdorimi:
Xheli vaginal DeflaGyn® është në dispozicion në një flakon 150 ml me dy aplikatorë për aplikim. Është i lehtë në përdorim, 5 ml çdo natë nëpërmjet aplikatorit thellë në kanalin vaginal nga vetë pacientja e cila duhet të jetë e shtrirë në pozicion supin. Pacientja duhet të qëndrojë në këtë pozicion për më shumë se një minutë për të mundësuar shpërndarjen korrekte të xhelit.
Përmban 28 ditë aplikim, dhe ndalohet trajtimi 3 deri në 5 ditë gjatë ditëve të ciklit (periudha e ciklit menstrual).
Mos e ruani në ambiente mbi nën 5oC dhe mbi 25oC. Tundeni mirë shishen përpara përdorimit.
Trajtimi i mjedisit vaginal dhe qafës së mitrës me DeflaGyn® mund të ndryshojë aktivitetin kancerogjen të HPV.

Përbërësit:
Deflamin, dioksid silici, acid citric, selenite natriumi, ekuivalet seleniumi, hidroksi etil celulozë, ujë, sorbat kaliumi, benzoate natriumi

Prodhues: Selo Medical (Austri)
Distributor internacional: Deflamed (Çeki)
Distributor ekskluziv për Shqipëri dhe Kosovë: Unique Pharmaceuticals

Category: Product ID: 21144