Blog
DeflaGyn®
Indikacionet e Deflagyn®.
Në tabelë gjeni të shpjeguara anomalitë qelizore të qafës së mitrës sipas nomenklaturave të ndryshme ndërkombëtare. (PAP, OBSH, CIN, Bethesda). Sipas te dhënave klinike xheli vaginal DeflaGyn® ka efikasitet në erozionet dhe lezionet e ASCUS si dhe CIN1, CIN2. Të theskuara me ngjyrën blu janë anomalitë për të cilat xheli vaginal DeflaGyn ka treguar efikasitet klinik.
*Klikoni mbi Tabelë për të parë versionin e zmadhuar.
Këshilla nga Ekspertët për Përdorimin e Xhelit Vaginal DeflaGyn®, Duke Përfshirë Konsideratat për Shtatzëninë
Paraprakisht për Shtatzëninë: Shtatzënia nuk është një kundërindikacion për përdorimin e DeflaGyn. Gjithsesi, këshillohet që para se të përdorni DeflaGyn® gjatë shtatzënisë, të konsultoheni me mjekun tuaj për këshilla të personalizuara për shkak të studimeve të kufizuara.
- Cikli Menstrual: Nuk është vënë re që përdorimi i DeflaGyn® të ndikojë në ciklin menstrual. Duke marrë parasysh mënyrën e funksionimit të DeflaGyn, një efekt i tillë mund të përjashtohet. Pas përdorimit, një pjesë e xhelit mund të dalë jashtë. Për shkak të përmbajtjes antioksidative me selenit, ky xhel përmban një ngjyrë që përafëron me kafen ose rozën dhe mund të ngatërrohet nga pacientët me gjakun. Pacientët mund të jenë të sigurt që DeflaGyn nuk shkakton një gjakderdhje intermenstruale.
- Aktiviteti seksual: Gjatë periudhës së trajtimit me DeflaGyn ju mund të vazhdoni të kryeni normalisht marrëdhëniet seksuale.
- Cilësia e Spermës: Nuk ka ende studime rreth efektit të DeflaGyn në cilësinë e spermës. Në bazë të studimeve shkencore, motiliteti i qelizave spermatozoide ulet ndjeshëm në një PH më të ulët se 6.5. DeflaGyn përmes acidit citrik ka një vlerë PH 3. Për këtë arsye ju këshillohet të ndaloni përdorimin e DeflaGyn® në ditët fertile rreth ovulacionit nëse planifikoni shtatzëninë, pasi aciditeti mund të ndikojë në lëvizshmërinë e spermës.
- DeflaGyn dhe Kontraceptivët: DeflaGyn® mund të përdoret në mënyrë të sigurt së bashku me pilulat kontraceptive.
- Pajisjet Kontraceptive: Ndërsa IUD-të janë në përgjithësi të paprekura, diskutoni impaktin e mundshëm mbi efikasitetin e unazës vaginale me mjekun tuaj.
- Siguria e Kondomit: Mund të jeni të sigurt në efikasitetin e kondomit gjatë përdorimit të DeflaGyn® pasi xheli nuk përmban asnjë material që mund të dëmtojë kondomin, duke përfshirë edhe kondomet më të hollë. Përdorimi i kondomit këshillohet nga ekspertët për të ulur riskun e infeksioneve me HPV.
- DeflaGyn dhe kurat e tjera lokale: Përdorimi i njëkohëshëm i DeflaGyn me produkte të tjera vaginale mund të ulë efektin e tyre. Për këtë arsye këshillohet që përdorimi i çdo produkti që aplikohet lokalisht në kanalin vaginal të kryhet dy orë para ose pas përdorimit të DeflaGyn.
Për përdorim korrekt dhe të sigurt, konsultohuni me mjekun tuaj dhe respektoni udhëzimet e ofruara me DeflaGyn®. #DeflaGyn #ShëndetiIgrave; #KëshillaEkspertëve
Rikthimi i Displazive pas Konizimit, dhe përdorimi i DeflaGyn®.
Pas ndërhyrjes kirurgjikale në qafën e mitrës, e cila është një procedurë për të realizuar largimin e qelizave kancerogjene prej saj. Është e rëndësishme të kuptohet që mund të ndodhë rikthimi i tyre gjithashtu dhe faktorët që shkaktojnë këtë rikthim. Sipas statistikave në 5-15% të rasteve ekziston mundësia e rikthimit të qelizave prekanceroze, në varësi të llojit të ndërhyrjes dhe rastit specifik të pacientit.
Faktorë si infektimi me genotipe të ndryshme të HPV, heqja jo e plotë e qelizave kancerogjene, dhe riinfektimi pas procedurës rrisin riskun e rikthimit të displazisë/neoplazisë intraepiteliale cervikale. Precizioni kirurgjikal si dhe reagimi individual i imunitetit ndaj HPV gjithashtu ndikojnë në shanset e rikthimit.
Për këto arsye kujdesi pas procedurës është shumë i rëndësishëm për prognozën e kësaj patologjie.
-Kontrollet me Pap Test të herëpashershëmjanë jetike.
-Ndërkohë 2 javë pas biopsisë dhe 3 deri në 6 javë pas ndërhyrjes kirurgjikale është i mundur trajtimi me DeflaGyn per parandalimin e rikthimit të lezioneve prekanceroze.
DeflaGyn® nëpërmjet përbërësit të saj Deflamin, një antiinflamator dhe antioksidant i fuqishëm, dhe dioksidit të silicit i cili kap patogjenët dhe partikulat irrituese në qafën e mitrës ndihmon në eleminimin e HPV në qafën e mitrës.
Rezultatet e para në Shqipëri!
Rezultate të jashtëzakonshme në Shqipëri! Pas tre muajsh trajtim me Deflagyn për lesionet e qafës së mitrës të shkaktuara nga HPV, duket një cerviks më i pastër dhe i shëndetshëm. Ky transformim tregon fuqinë e ndërhyrjes në kohë në luftën kundër kancerit të qafës së mitrës.
Rikujtojmë se DeflaGyn përdoret për të stimuluar remisionin dhe regresionin e lezioneve të qafës së mitrës, duke:
• Lidhur patogjenet (viruset, bakteret, funget, partikulat irrituese, mbetjet qelizore)
• Frenuar patogjenet
• Siguruar veti antioksiduese të fuqishme
Trajtimi me DeflaGyn përdoret në këto raste:
– Pap-Test me rezultate jo normale (ASC-US, ASC-H, LSIL, HSIL/CIN1, CIN2/PAPIII, PAPIIID)
– Lezione të qafës së mitrës të shkaktuara nga HPV
– Lezione të qafës së mitrës p16/Ki-67 pozitive
– Erozione të qafës së mitrës
– Gjatë periudhës së pritjes sipas protokolleve ndërkombëtare
– Pas trajtimit kirurgjikal të lezioneve me qeliza kancerogjene të qafës së mitrës për neutralizimin lokal të HPV dhe parandalimin e rikthimit të qelizave prekanceroze
Së fundmi falenderimet më të mëdha shkojnë për mjekët tanë bashkëpunëtorë për përkushtimin e tyre në mirëqënien e pacientëve dhe arritjen e këtyre rezultateve transformuese. Së bashku hedhim hapa më të sigurt në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.
Si përdoret produkti DeflaGyn® ?
1. Vendosni shishen e DeflaGyn® në një sipërfaqe të sheshtë. Hapni tapën e shishes. Futni majën e aplikatorit drejt grykës së shishes.
2. Ktheni flakonin e DeflaGyn® bashkë me aplikuesin brenda tij kokëposhtë, 180°. Tërhiqni xhelin duke tërhequr ngadalë pistonin e aplikuesit derisa të shkojë te shenja 5 ml. Nxirrni aplikuesin nga shishja dhe vendosni shishen sërish mbi një sipërfaqe të sheshtë
3.Shtrihuni në shpinë, me një jastëk të vendosur poshtë fundshpinës. Vendosni aplikuesin sa më thellë në vaginë (derisa të arrijë në qafën e mitrës). Mund ta keni më të thjeshtë të bëni këtë veprim me gjunjët e përthyera. Sapo të keni vendosur aplikuesin në pozicionin e duhur, shtyni ngadalë pistonin e tij për të depozituar xhelin dhe më pas nxirreni aplikuesin nga vagina.Këshillohet të aplikohet në mbrëmje.
4. Qëndroni në pozicionin shtrirë përafërsisht 1 minutë. Sigurohuni që fundshpina juaj të jetë ende në pozicion të ngritur. Kështu, do të sigurojë shpërndarjen e duhur të xhelit në qafën e mitrës.
5. Pastroni aplikuesin pas përdorimit. Ndani veçmas tubin dhe pistonin shtytës të aplikuesit. Lani të dyja pjesët me ujë të nxehtë (deri në 50°C). Thani pjesët e aplikuesit dhe vendosini sërish bashkë. Aplikuesi mund të përdoret deri në 28 herë, nëse pastrohet pas çdo përdorimi.
6. Flakja e aplikuesit të përdorur: Aplikuesi i përdorur dhe i pastruar mund të flaket me materialet plastike të riciklueshme ose së bashku me mbeturinat shtëpiake
MEKANIZMI ME TRE HAPA:
1.Efekti absorbues:
Dioksidi i silicit përthith patogjenet (viruset, bakteret, funget, mbetjet qelizore, partikulat irrituese etj) nga sipërfaqja e qafës së mitrës.
2.Efekti lidhës:
Dioksidi i silicit i kap këta patogjenë duke parandaluar kështu shpërndarjen e tyre ne sipërfaqen vaginale dhe atë të qafës së mitrës
3.Efekti antioksidues:
Patogjenët e lidhur dhe të përthithur nga dioksidi I silicit neutralizohen nëpërmjet efektit antioksidues të DEFLAMIN.